Itali: I shpëtoi policisë gjatë operacionit për 3,5 ton drogë, arrestohet 36-vjeçari

0
248

Autoritetet e Antimafias Italiane informojnë se në orët e para të mëngjesit të sotëm (4 korrik) kanë arrestuar shtetasin shqiptar me inicialet A.B 36 vjec, i cili mundi t’i shpëtojë arrestimit gjatë operacionit ”Kulmi”, i ekzekutuar më 30 qershor 2020, dhe ku u arrestuan 37 persona shqiptarë e italianë në një operacion të përbashkët me Policinë Shqiptare.

Shqiptari A.B i akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike kishte mundur të largohej nga banesa e tij në komunën Policoro në provincën e Materas e të fshihej në një rifuxho përgjatë argjinaturës së lumit Agri ndihmuar nga bimësia e dendur.

Gjatë opearcionit të mëngjesit të sotëm janë vënë nën masë ndalimi me urdhër arrestimi shtëpiak dhe 2 shqiptarë të tjerë me incialet S.S 30 vjec e S.D 23 vjec, të akuzuar për favorizim personal pasi kishin ndihmuar shqiptarin e shpallur në kërkim A.B të fshihej duke e ndihmuar me ushqim e mjete financiare.

Shqiptari A.B 36 vjec është nën dispozicion të Autoriteteve Gjyqësore Italiane në burgun e Materas, dhe 2 shqiptarë e tjerë nën urdhër arresti shtëpiak.

Operacioni Kulmi i 30 qershorit shkatërroi një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar italo-shqiptarë me mbështetjen e Interpol e Eurojust.

Ora News