Guardia de Finanza në bashkëpunim me antimafia e Triestes dhe agjensinë amerikane Homeland Security Investigations e Policinë Kolumbiane shkatërruan nje grup kriminal të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Nën urdhër ndalimi nga operacioni janë 38 persona të arrestuar në Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Hollanda, Italia e Kolumbia që operonin për llogari të organizatës së fuqishme të narkotrafikut “Clan del Golfo”.
Në operacion bashkëpunuan dhe agjencia amerikane Homeland Security Investigation dhe Policia kolumbiane.
Ky operacion konsiderohet një nga megasekuestrimet më të mëdha të kokainës në Europë. Sipas autoriteteve italiane janë shpenzuar rreth 96 milionë euro për blerjen e kësaj sasie droge dhe vlera e saj në tregun italian të shitjes me pakicë do të vlente të paktën 240 milionë euro.
Megaoperacion u ekzekutua nën punën e agjentëve policorë të infiltruar në këtë organizim kriminal që vepronte mes Europës e Kolumbisë.
Prej majit të 2021 deri në maj të 2022 janë dokumentuar 19 mega trafiqe kokaine nga Kolumbia në Europë e janë identifikuar ndërmjetës të rëndësishëm të sistemit të narkotrafikut botëror.
Policia ka sekuestruar 1 milionë e 850 mijë euro cash dhe disa autovetura lluksoze mes të cilave një TIR e një Suv me vlerë rreth 100 mijë euro.
Guardia de Finanza dhe DIA italiane do të mbajnë një konferencë për shtyp pas orës 11:00 për detaje të tjera të operacionit.