ITALI – Ndalohen bagazhet e dorës në avione

0
272

Autoriteti i Aviacionit Civil Italian, ENAC publikoi rregulla më të rrepta, duke përjashtuar edhe mbajtjen e bagazheve të dorës në avionë.

“Pasagjerët duhet të marrin vetëm bagazhe të vogla mjaftueshëm për t’u vendosur nën sediljen përpara tyre”, deklaroi një zëdhënës.

“Për shkaqe shëndetësore, përdorimi i dollapëve nuk lejohet në asnjë rrethanë”, sipas direktivave të ENAC.

Arsyetimi i kufizimeve mbi bagazhet e dorës në avion ka të bëjë më përshpejtimin e procedurave të hipjes dhe zbarkimit në avion, duke minimizuar rreziqet e transmetimit të virusit./ atsh