Një zjarr ka rënë brenda një spitali në Ribera, në provincën e Agrigentos. Për pasojë një pacient rumun 53 vjeçar ka humbur jetën.
Shkak është bërënjë cigare që pacienti rumun ka ndezur në spital pasi ka hequr maskën e oksigjenit, duke shkaktuar zjarrin.
Shkëndija ka bërë që aparatura të shpërthejë dhe të marrë flakë. Zjarrfikësit tashmë kanë evakuuar pacientët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Një pjesë e spitalit ka dalë jashtë funksionit./abcnews.al