Itali/ Po drejtonte një furgon, 32 vjeçarja shqiptare përplas një italian

0
83

Një shqiptare ka aksidentuar për vdekje një 47 vjeçar italian. Ngjarja ka ndodhur në Inzago të Milanos mëngjesin e së martës.

Sipas mediave italiane, 32 vjeçarja shqiptare po drejtonte një furgon kur përplasi italianin.

Ambulancat shkuan menjëherë pas përplasjes së tmerrshme. Asgjë nuk mund të bëhej për viktimën, ndërsa drejtuesja e furgonit u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al