​Itali, polici vret nënën dhe motrën e ish-të dashurës, arrestohet

0
126

Një 27-vjeçar nga zyra e policisë financiare është arrestuar pasi qëlloi për vdekje nënën dhe motrën e ish-të dashurës së tij me armën e shërbimit në Cisterna di Latina, në jug të Romës, të martën.

Vrasja e dyfishtë ndodhi pas një debati mes policit dhe 22-vjeçares me të cilën ai ishte ndarë së fundmi.

Nëna dhe motra, përkatësisht 49 dhe 19 vjeç, u vranë pasi tentuan të ndërhynin kur situata u ashpërsua.

Ish e dashura ka arritur të shpëtojë veten duke u mbyllur në një banjë derisa ka mbërritur policia.

Dhuna me bazë gjinore është një çështje kryesore në Itali pas një serie të gjatë femicidesh, duke përfshirë vrasjen e studentes 22-vjeçare Giulia Cecchettin nga ish i dashuri i saj vitin e kaluar, në një rast që tronditi kombin.

Latina është një qytet me rreth 100,000 banorë i themeluar në vitin 1932 nga Musolini në kënetat e rikuperuara Pontine.

Është një nga pesë kryeqytetet provinciale të Lazios së bashku me Romën, Rietin, Viterbo dhe Frosinine.

Cisterna di Latina, vendi i një beteje të madhe të Luftës së Dytë Botërore, është rreth 10 km më afër Romës se Latina, e cila është 55 km nga kryeqyteti. /ANSA/