Itali/ Qeni antidrogë zbulon 1 kg heroinë në makinën e shqiptarit

0
102

Autoritetet policore italiane të Guardia di Finanza së Modenës kanë vënë nën arrest me burg një shtetas shqiptar me akuzën e trafikut të drogës.

Në zotërim të tij janë gjetur 1 kg heroinë e cilësisë mjaft të pastër si dhe 1900 euro cash.

Shtetasi shqiptar udhëtonte me automjetin e tij e me shpejtësi të lartë në rrugët e qytezës Castelfranco Emilia, është ndaluar nga patrulla policore e Guardia di Finanzës

Me ndihmën e qenëve antidrogë i sinjalizua ekzistenca e lëndës narkotike brenda automjetit, ndaj të cilit u ushtrua një kontroll teknik që identifikoi një vend të modifikuar enkas ku u gjetën fshehur dy pako me heroinë me peshë të përgjithshme mbi 1 kg.

Lënda narkotike, së bashku me automjetin si dhe me rreth 1900 euro që kishte në zotërim shqiptari u vunë nën sekuestrimin e autoriteteve italiane.

Shetasi shqiptar është shoqëruar në burgun e Modenas e është në dispozicion të sistemit gjyqësor për trafij droge.