Itali/ Sekuestrohen veshje false prodhuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi. Vlera 8 milionë euro

0
102

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, prodhuar e konfeksionuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza Italiane e Venezias nën etiketat e falsifikuara “Made in Italy” e  “FINEST ITALIAN FABRICS”.

Veshjet e prodhuara për llogari të një kompanie me bazë në Brescia tregtoheshin në Itali nën mashtrimin si të prodhuara në fabrikat italiane.

Kompanitë blerëse e tregtuese të kësaj marke nuk ishin në dijeni të falsifikimit të vendprodhimit të mallrave që kontraktonin, mëson Ora News.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Itali/ Sekuestrohen veshje false prodhuar në Shqipëri, Bullgari e

Autoritetet financiare kanë ekzekutuar urdhër kontrollin e mallrave dhe në 400 biznese të tjera që tregtonin mallra të kësaj shtëpie mode e 4800 veshje të tjera nën etiketën false “Made in Italy”, janë vënë nën sekuestrim.

Operacioni u ekzekutua në autostradën A4, në postobblokun që lidh Portogruaro e San Stino di Livenza.

Itali/ Sekuestrohen veshje false prodhuar në Shqipëri, Bullgari e

Personat përgjegjës do të jenë nën hetimin e autoriteteve gjyqësore e për Guardia di Finanza ky operacion dëshmon dhe një herë dëmin ndaj konkurencës së ndershme e sipërmarrësve të ndershëm që prodhojnë markën “Made in Italy”.

ora news