Itali/ Siçilia në kaos, ishulli “përmbytet” me emigrantë

0
106

Varkat me refugjatë dhe emigrantë kanë mbushur ishullin e Lampedusës në jug të Siçilisë orët e fundit.

Numri ditor i varkave me emigrantë që mbërrijnë në ishull ka tejkaluar rekordin e mëparshëm, të vendosur tetorin e kaluar me 63 varka. Sot numri ka kaluar në mbi 80 varka, që kanë zbarkuar në Siçili.

Qendra e ishullit për pritjen e emigrantëve ka një kapacitet për 400 persona. Deri më tani aty gjenden 2800 refugjatë dhe emigrantë. 300 të tjerë janë transferuar në pjesë të tjera të ishullit.

Të gjithë këta emigrantë do të transferohen në pjesë të ndryshme të Siçilisë së shpejti. “Situata është vërtet dramatike,” tha Guvernatori i rajonit, Filippo Romano.

Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme italiane, që nga fillimi i vitit kanë ardhur rreth 118 500 varka me emigrantë. Ky është dyfishi i numrit të të ardhurve vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni erdhi në pushtet me premtimin se do të luftonte emigracionin e paligjshëm, por deri tani nuk ka arritur ta frenojë fluksin e emigrantëve të ardhur në mënyrë të parregullt.