Itali-Vrau babain, fqinjën dhe më pas veten/ Detaje nga ngjarja tronditëse

0
150

Tre viktima brenda pak minutash. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bolzano, ku autori i dyshuar i ngjarjes u vetëvra, ndërsa ishte rrethuar në banesë nga forcat speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Autori i dyshuar ka qëlluar babain e tij, më pas një fqinjë që kishte ndërhyrë për të shuar sherrin mes babait dhe djalit të tij vrasës, dhe më pas ka qëlluar veten me një plumb në kokë.

Mediat italiane raportojnë se autori ka qëlluar gjithashtu me armë mbi forcat policore, të cilat nuk i janë kundërpërgjigjur.

Alarmi u ndez në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës, 17 gusht, kur banorët e një pallati dëgjuan britma dhe më pas një erë të fortë gazi që vinte nga një apartament. Më pas thërrasin zjarrfikësin. Së shpejti situata rezulton më tragjike se sa pritej: dëgjohen të shtëna.

 

Në 4 të mëngjesit të tjera të shtëna. Më pas zbulimi i trupave: fillimisht ai i gruas në shkallë dhe më pas i të moshuarit në shtëpi. Emri i saj ishte Waltraud Jud dhe ajo ishte fqinja e burrit.

Policia nisi menjëherë aksionin për kapjen e autorit, djali i që vrau babain e tij 90-vjeçar.

Mbrojtja Civile lëshoi ​​një alarm duke paralajmëruar banorët që të mos dilnin nga shtëpitë e tyre. Në të njëjtën kohë, zona e stacionit hekurudhor ishte e izoluar, duke penguar trenat dhe autobusët të ndalonin në San Candido.

San Candido