Dy vogëlushë vëllezër 3 e 8 vjeç si dhe një i moshuar kanë vdekur në një ngjarje të rëndë mesditën e sotme në komunën Ardea në periferi të Romës.
Një 34 vjeçar ka qëlluar në rrugë me armë zjarrri kundër tyre duke shkaktuar vdekjen e të moshuarit.Dy fëmijët e plagosur rëndë kanë humbur jetën pak më vonë në spital
Ngjarja ka degjeneruar për motive të dobëta pas një sherri mes të moshuarit e 34 vjecarit. Më pas ai është futur në shtëpi dhe ka vrarë veten.
Informacionet e para flasin se fëmijët dhe i moshuari nuk kishin asnjë lidhje mes tyre.
Gjithçka ka ndodhur në një zonë rezidenciale të njohur si Colle Romito.
Sipas banorëve 34 vjeçari disa herë ka shfaqur sjellje publike të një jostabiliteti psiqik.
Policia ka informuar banorët e zonës të mos dalin nga banesat e vazhdojnë të mbajnë të monitoruar banesën ku është mbyllur 34 vjecari, autori i krimit.
Ora news