Rritja e eksportit të produkteve shqiptare drejt tregut italian ishte në fokus të takimit të dy ministrave të bujqësisë, së Shqipërisë dhe Italisë.
Lidhja direkte e pikave të grumbullimit me hipermarketet italiane për fruta dhe perime ishte pjesë e bisedës mes dy zyrtarëve.
Vëmendje të veçantë do të ketë eksporti i vajit të ullirit. Interes për blerjen e ullirit dhe vajit të përpunuar ka shfaqur vet pala italiane, ndaj dhe nxitja e eksporteve të këtij produkti do të ketë një program të veçantë, i cili pritet të konkretizohet në vijim.
Takimi i dy ministrave vjen një ditë pas samitit be-ballkani perëndimor, ku dy kryeministrat giorgia meloni dhe edi rama ranë dakord për rritje të mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve