Italia e kërkonte në të gjithë botën, kapet në Tiranë 29-vjeçari

0
1424

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas uniformave blu është prangosur nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr.3 si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë.

I riu u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi Gjykata e Bergamos,  ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve.”

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit  Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve.”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

g.v/abcnews.al