“Italia ende nuk është në finale”

0
148

Roberto Mancini i ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të vet se ata ende nuk janë në finale dhe për ta bërë këtë duhet që të fitojnë në gjysmë finale

Azzurri përballet me Spanjën në gjysmëfinale të Euro 2020 në Wembley nesër derisa ndeshja fillon në orën 21:00.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, Spanja është ndryshe nga Belgjika, por ne ende kemi disa vështirësi. Ne vuajtëm shumë kundër Austrisë për shkak të agresivitetit të tyre dhe për shkak se ishte ndeshja e parë e fazës së eliminimit direkt”, tha Mancini në konferencën për shtyp.

“Spanjë është e jashtëzakonshme në vitet e fundsit, ata kanë shumë lojtarë të rinj dhe një trajner të shkëlqyeshëm. Luis Enrique e fitoi Ligën e Kampionëve me Barcelonën, por jo vetëm këtë. Skuadra e tij, Roma, bënte futboll të bukur në Itali”.

Ish tekniku i Barcelonës ka qenë trajner i Daniele De Rossit të Roma dhe legjenda e Giallorossi është tani pjesë e stafit të Mancinit.

“Daniele me ka folur me nota të larta për Luis Enrique, por ai ka ndryshuar prej atëherë. Do të jetë pak më ndryshe. Spanja e ka merituar të është këtu ku është”, ka thënë Mancini.

Njëra nga pikat e forta të skuadrës së tij të Italisë besohet të jetë uniteti në grup, përfshirë këtu edhe stafin e Mancinit që përbëhet nga emra të tjerë të njohur si Gianluca Vialli dhe Attilio Lombardo”.

“Vialli dhe unë jemi rritur së bashku, ne jemi më shumë se shokë. Ai është si vëlla për mua, si ata me të cilët luajtëm me skuadrën e Sampdoria. Luca është pak më i vjetër, kështu që ne e dëgjojmë kur ai flet”, tha Mancini.

Trajneri ka komentuar edhe për faktin që shumë gazetarë italianë dhe analistë tashmë besojnë që Azzurri janë në finale. “Shpresoj që ata të kenë të drejtë”, tha trajneri, transmeton GazetaExpress. “Nuk do të jetë lehtë, ne duhet të bëjmë një paraqitje të mirë. Spanja është një top skuadër, ne jemi në gjysmëfinale, kështu qe nuk do të jetë lehtë”.

“Është mirë që fansat do të jenë në stadiume, por nuk është fer që gjysma e tyre do të jenë italianë e gjysma spanjoll”, shtoi trajneri para se të mbronte Ciro immobilen, i cili u kritikuar për paraqitjen e tij kundër Belgjikës. “Ai është fitues i Këpucës së Artë, njëri prej golashënuesve më të mirë viteve të fundit, ndonjëherë shumica e kritikave janë vendimtare sidomos gjatë kampionateve si Euro apo Botëror”. /GazetaExpress/