Italia ka fituar Eurovision 2021. Pavarësisht se vitat e konkurentëve në këtë kompeticion nxorën në vend të parë Zvicrën, Italia ka mundur të fitojë falë votave të publikut.
Ndërkohë Anxhela Peristeri ka qenë këngëtarja që ka prezantuar Shqipërinë.
Ajo është vlerësuar me 35 pikë nga publiku duke dalë në vend të 21
Në vendin e dytë renditet Franca me 499 pikë dhe në vendin e tretë renditet Zvicra me këngëtarin shqiptar Gjon’s Tears që siguroi 432 pikë. Juria shqiptare e vlerësoi performancën e Gjonit me 12 pikë.
Ndërsa Shqipëria u rendit e 21-ta me 57 pikë, nga të cilat 22 i mori nga juritë e profesionistëve 12 pikë nga Malta, 7 nga Danimarka, 2 nga San Marino, 1 nga Holanda dhe 35 nga publiku.
Ky ishte edicioni i 65-të i festivalit që u mbajt këtë vit pas një viti pushim, për shkak të pandemisë.