Italia hap dyert për pacientët ukrainas e të plagosurit e luftës

0
114

Italia hap dyert për pacientët ukrainas e të plagosurit e luftës dhe premton se do të bëhet pjesë e procesit të rindërtimit të Ukrainës, pas marrjes fund të këtij konflikti të armatosur.

Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza ka zhvilluar sot një video konferencë me Ministrin e Shëndetës së Ukrainës Victor Liashko

Të dy ministrat kanë diskutuar mbi pasojat që lufta e Rusisë në Ukrainë ka shkaktuar në sistemin shnëdetësor kombëtar ukrainas.

Ministri Speranza i ka ofruar homologut të tij hapjen e të gjitha strukturave spitalore italiane për të kuruar pacientë të ardhur nga Ukraina, të plagosur e qytetarë ukrainas që largohen për t’i shpëtuar luftës.

Kreu i shëndetësisë italiane i konfirmoi Victor Liashko-s, disponibilitetin e Italisë për të marrë pjesë në procesin e rindërtimit të Ukrainës, pas marrjes fund të këtij konflikti të armatosur.

Prej disa javësh me qindra qytetarë ukrainas që kanë nevojë për kura mjekësorë apo janë të plagosur nga lufta kanë mbërritur në Itali e janë shpërndarë për t’u kuruar në qendra mjekësore e spitalore, në qytete të ndryshme italiane.

Mes tyre ka dhe mjaft fëmijë që kanë nevojë për terapi të përhershme apo fëmijë të plagosur. Pak ditë më parë në spitalin e Padovës, iu shpëtua jeta një vogëlushi 11 vjecar ukrainas, i cili ishte goditur nga ciklat e bombës që kishte shpërthyer pranë banesës së tij e i kishin prekur zemrën.