Maska sanitare të detyrueshme nga 6 vjec e sipër për të gjithë nxënësit e shkollave italiane të të gjitha niveleve e në çdo ambient do të jetë rregulli bazë në ciklin shkollor 2020-2021 për t’u mbrojtur nga infektimi e përhapja e pandemisë Covid 19.
Nxënësit do të mund të heqin maskat vetëm kur të ngrihen në mësim, pra të merren në pyetje nga mësuesit,, gjatë orarit të ngrënies në mensën e shkollës dhe gjatë zhvillimit të orës së fiskulturës.
Është parashikuar të shpërndahenn 11 milionë maska një përdorimëshe në ditë për çdo nxënës e student e të konsiderueshm “një armë e domosdoshme për t’u mbrojtur gna virusi”.
Ministria italiane e Arsimit ka hartuar një protokoll masash rigoroze dokumenti final i të cilit do të jetë operativ më 31 gusht nën konsultimin e Komitetit Tekniko shkencor i ngritur pranë qeverisë Conte.
Shkolla do të nisë më 14 shtator 2020 e për të gjitha shkollat më datë 8 shtator e deri në fund të muajit tetor do të nis shpërndarja e bankave një vendeshe e me rrota, të cilat do të mundësojnë distancimin 1 metër nga një nxënës në tjetrin.
Gjithashut do të shpërndahen 130 mijë litra xhel dizinfektues e higjenizues cdo javë i cili do të ejtë i pranishëm në cdo ambient shkollorë.
“Hapja e shkollave është një prioritet absolut i vendit”, nënvizon në një notë të posaçme Komitetit Tekniko-Shkencor pranë qeverisë.
Në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit e të Shëndetit, me Komisarin e Jashtëzakonshëm për përballimin e kësaj emergjence sanitare, po punohet në garantimin e e nevojshëm fizik personal mes nxënësve.
Në ato struktura shkollore ku mungon hapësira e nevojshme për distancimin fizik të paktën 1 metër nga një nxënës në tjetrin është parashikuar furnizimi me struktura lëvizëse provizore në ambiente të hapura.
Në rast se një nxënës rezulton i infektuar nga virusi të gjithë shokët e klasës do të ejnë të detyrueshëm të kryejnë karantinimim 14 ditor nën mbikqyrjen shëndetësore e të vazhdojnë leksionet mësimore online.
Ora news