Italia i ndalon hyrjen në territorin italian personave që gjatë 14 ditëve të fundit kanë udhëtuar direkt apo tranzit nga disa vendesh.
Konkretisht, këto vende janë: Maqedoni e Veriut, Bosnjë Hercegovinë, Armeni, Bangladesh, Kili, Kuëait, Moldavi, Panama, Peru, Bahrein, Republuca Domenikane, Oman.
Gjithashtu janë ndërprerë të gjitha fluturimet për e nga vendet e mësipërme.
“Në botë pandemia është në fazën më akute e nuk mund të lejojmë të çojmë dëm sakrificat e bëra gjatë këtyre muajve nga italianët. Prandaj vendosëm të zgjedhim linjën e kujdesit maksimal” – deklaroi ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.
Ora news