Qindra anëtarë të dyshuar të grupit mafioz më të fuqishëm italian janë vendosur të përballen me drejtësinë në gjyqin më të madh të krimit të organizuar në vend prej dekadash.
355 mafiozët dhe zyrtarët e korruptuar të dyshuar u akuzuan pas një hetimi të gjatë të grupit Ndrangheta .
Më shumë se 900 dëshmitarë pritet të japin dëshminë dhe fleta e akuzës përfshin vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.
Gjyqi fillon sot dhe pritet të zgjasë më shumë se dy vjet.
Ai do të zhvillohet në një ndërtesë të modifikuar posaçërisht në rajonin jugor të Kalabrisë. Asnjë gjyq mafioz nuk është mbajtur në Itali në një shkallë të tillë nga vitet 1980.
“Ndrangheta” besohet se kontrollon furnizimin e sasive të mëdha të kokainës që hyjnë në Evropë nga Amerika e Jugut dhe vendet e tjera.
Por fleta e akuzave shkon përtej krimeve të drogës. Ajo përfshin shoqatën mafioze, vrasjen në tentativë, zhvatjen, mbledhjen e huasë, zbulimin e sekreteve zyrtare dhe abuzimin e detyrës.
Ora news