Italia ”qan” çmimin Oskar, mjeshtri i madh Enio Morricone ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

0
266

Një lajm i hidhur për Italinë dhe për artin italian. Mjeshtri i madh, kompozitori dhe fituesi i çmimit Oscar Ennio Morricone është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm (6 korrik) në një klinikë romane ku ishte i shtruar për kurim pas rrëzimit e thyerjes së legenit.

Mjeshtri Enio Morricone, 91 vjeç, lindi në Romë, studio në Konservatorin e muzikës Satan Cecilia po në Romë e prej vitit 1955 nisi të kompozojë muzikë klasike dhe për filma.

Ai është autori i muzikës së filmave të sukseshsmë si “C’era una volta in America”, “Per un pugno di dollari”, “Malena”, “C’era una volta il West”, e shumë të tjerë. Ka bashkëpunuar sukseshëm me regjisorët e mëdhej kinematografikë si Sergio Leone e Bernardo Bertolucci.

Më 1969 fitoi Nasro Argento për muzikën e filmit të Sergio Leones “Per un pugno di dollari” e më 1979 mori nomination e parë për cmimin Oscar me muzikën e filmit “Days of Heaven” të regjizorit Terrence Malick.

Më 25 shkurt 2007 pas 5 nominimeve të pafituara vlerësohet me OSCAR të karrierës, me motivin “për kontributet e tij të mrekullueshme e shumë formëshe në artin e muzikës së filmave”. Cmimi iu dorëzuar nga aktori Clint Eastwood nën duartrokitjet e pandalshme të publikut në sallë i mbushur me artistë e mjeshtra të kinematografisë botërore.

“Këtë cmim,ia dedikoj gruas time Maria.që më dashuron kaq shumë e që unë e dua po në të njëjtën mënyrë. E ky cmim është dhe për të”, u shpreh Ennio Morricone gjatë vlerësimit.

Në vitin 2010 kompozitori Morricone ishte italiani i parë që fitoi çmimin Polar Music Prize i Akademisë Mbretërore Suedeze.

Vdekja e mjeshtrit italian është nderuar sot me reagimin e botës së artit, publikut e personaliteteve të larta të shtetit italian të cilët vlerësojnë, artin, talentin e gjenialitetin e një artisti të madh italian me një karrierë botërore.

Enipo Morricone ishte baba i 4 fëmijëve, i martuar më 1956 me Maria Travia.

/Ora News.tv/