Italia ka kapërcyer mbi 1 milionë të infektuar me Covid që prej fillimit të pandemisë.
Ndërkohë në 24 orët e fundit ka regjisrtuar numër rekord viktimash, shifër që nuk shënohej prej datës 6 prill 2020.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik Italian sot Italia regjistron 623 viktima e 32 961 të infektuar nga Covid 19.
Në rritje fatmirësisht është dhe numri i personave të shëruar nga virusi. Në 24 orët e fundit janë 9090 të shëruar më shumë.
Janë shënuar 811 pacientë më shumë me Covid që kërkojnë kurim në strukturat spitalore italiane e 110 të shtruar më shumë në reaprtet e terapisë intesive.
Në 24 orët e fundit në Itali janë kryer 225 649 tampone e koeficienti i infektimit është në vlerën mbi 26% në krahasim me testimet e kryera.
Numri i të infektuarve aktivë pozitiv në Itali është sot 613 358.
Numri i viktimave Covid deri më sot ka arritur në 42 953, e i të infekturave 1 028 424 dhe i të shëruarve është 372 113.
ora news