Në pesë ditët e fundit, pesë persona kanë humbur jetën nga zjarret në Italinë e Jugut.
Sipas mediave italiane viktima e fundit është një fermer 77-vjeçar në Kalabri i cili ndërroi jetë pasditen e sotme.
Një fermer 30-vjeçar gjithashtu vdiq në Paterno, pak jashtë Catania, Sicili. Ai po ndihmonte për shuarjen e zjarrit, por traktori me të cilin po udhëtonte, u përmbys dhe e vrau.
Në Kalabri, frontet e reja të zjarrit iu shtuan malit Aspromonte, por edhe bregdetit të rajonit Jon, ku rreth njëqind banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Autoritetet lokale, përveç ndihmës së Shërbimit të Mbrojtjes Civile dhe zjarrfikësve, tani po bëjnë thirrje për mobilizimin e ushtrisë.