Italiani i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i banesës në Vlorë

0
117

Një shtetas Italian dyshohet se është vetëhëdhur  nga kati i tretë i banesës në fshatin Cerkovinë në Vlorë. Shtetasi me iniciale D.A ka qënë rreth moshës 55-vjeç dhe për pasojë ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme. Daniele Amurro, italiani kishte gati një vit që jetonte me familjen në fshatin Cerkovinë në një banesë me qera.

Njoftimim i Policisë:

Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.