Italiani Reja “s’e ndjen” vëllazëroren: Ndaj Kosovës me një ekip kompetitiv

0
251

Pas Etrit Berishës, në konferencën për shtyp foli edhe tekniku i Kombëtares Edy Reja.

Edhe pse ndeshja e nesërme me Kosovën është një miqësore, italiani kërkoi përqëndrim nga futbollistët e tij.

Italiani u shpreh se, sfida e “Elbasan Arena”-s do të jetë një test i mirë para dy ndeshjeve të Nations League kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë, raporton Ora News.

“Do të jetë një ndeshje e ndjerë. E kam të qartë që tifozët e ndjejnë shumë. Unë do bëj disa eksperimente para dy ndeshjeve vendimtare. Shpresoj që lojtarët të jenë të motivuar. Për sa i përket, grupit që do kem, Broja nuk do jetë i gatshëm për probleme fizike, Gjasula vjen me vonesë. Hoxhallari dhe Ismajlgeci, do jenë lojtarët e rinj dhe do të kem mundësinë t’i përdor në fushë. Edhe Çepele ka cilësi dhe mund të jetë nga lojtarët që mund të luajnë nesër. Sot kemi stërvitjen e radhës dhe nesër mund të kem një ide të qartë për skemën dhe formacionin. Lenjani ka pasur probleme. Trashi shpresoja që të vinte, por nuk ishte e mundur. Ismajlgeci ka pasur probleme fizike, por kam folur dhe më ka thënë se është i gatshëm. Kam pasur mungesa dhe për këtë arsye mora dy lojtarët e Tiranës”, tha Reja.

Sfida me Kosovën luhet nesër në ora 16:00 në “Elbasan Arena” ndërsa pas saj Shqipëria luan dy ndeshjet zyrtare ndaj Kazakistanit (15 nëntor) dhe Bjellorusisë (18 nëntor) në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Të grumbulluarit e Rejas për tre ndeshjet e rradhës

/OraNews