Itali,tre të plagosur rëndë me thikë pas një përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve

0
253

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në Caprarola për dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Arrestimi i tyre u bë gjatë natës pas një përleshje mes një familje shqiptare dhe një rumune.

Mediat italiane shkruajnë se 7 personat e përfshirë në konflikt, mes tyre dhe dy të arrestuarit, nën ndikimin edhe të drogës dhe alkoolit shkuan deri në përdorimin e thikave.

Për pasojë tre prej tyre mbetën të plagosur, përfshirë edhe një të mitur që ka marrë një plagë të thellë me thikë.

Ata janë dërguar në spital për mjekim. Ndërkohë gjatë ndërhyrjes së policisë, dy të arrestuarit u hodhën kundër tyre derisa karabinierët bënë të mundur neutralizimin dhe më pas arrestimin e tyre.

Ata u dërguan në dhomat e sigurisë së Compagnia di Ronciglione.