Iu gjet kokainë dhe kanabis, arrestohet i riu

0
2

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 25-vjeçar për shitje të lëndëve narkotike. Në operacionin e Policisë të koduar “In time” u arrestua Rigers Dervishi. Ai u kap në rrugën “Njazi Demi” me kanabis dhe kokainë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet e siguruara se një shtetas shiste lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.    Si rezultat, në kuadër të operacionit “In time”, u identifikua, u kap në flagrancë në rrugën “Njazi Demi” dhe u arrestua shtetasi: R. D., 25 vjeç, banues në Tiranë”, njofton Policia.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që ai i posedonte me qëllim shitjen në sasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.