Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan po zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së ndalimit dhe arrestit ndaj shtetasve Denis Hasalla dhe Bledar Çullhaj, të dy nën hetim pasi i janë gjetur armë dhe municion ushtarak gjatë një kontrolli.
Denis Hasalla, 35 vjeç, drejtor kabineti dhe mbikëqyrës i menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Peqinit, si dhe vëllai i deputetit të PS-së, Saimir Hasalla, u arrestua në fillim të javës gjatë një operacioni të gjerë policor në qarkun e Elbasanit.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një sasi municioni luftarak.
Në të njëjtin operacion u ndalua edhe Bledar Çullhaj, 36 vjeç, pasi në banesën e tij u gjet një armë e ftohtë.
Sipas burimeve, prokuroria ka kërkuar masën “Detyrim paraqitje” për këta persona, teksa seanca vijon.