Iu gjet thikë në çantën e shkollës, zbardhet dëshmia e 13-vjeçarit: Po luaja në shtëpi, por…

0
2

Zbardhet deklarata e 13-vjeçarit nga Bilishti që ju gjet një thikë në çantë.

Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se 13-vjeçari përpara policisë ka deklaruar se nuk kishte qëllime të këqij, por e ka harruar në çantë pa dashje.

Sipas tij, një ditë më parë ka qenë duke luajtur në ambientet e banesës së tij me biçakun dhe e ka futur në çantë pa vetëdije

Pyetur nga policia, psikologia dhe mësuesit në këtë shkollë kanë deklaruar se i mituri është tip i qetë, me sjellje të mirë dhe që nuk është konfliktuar asnjëherë më parë me asnjë bashkëmoshatar apo fëmijë të tjerë.

Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës dhe jo vetëm, policia ka shtuar kontrollet nëpër shkolla.

 

Top Channel