“Iu ka dalë supër produkt, shkoni dhe kërkojani Ruvit!”/ Për herë të parë ndodh në Shqipëri, fermerët e Divjakës prodhojnë frutin ekzotik

0
287

Zv.kryeministri ka publikuar disa foto të rralla nga Divjaka. Ai ka postuar në rrjetin e tij social në Instagram një frut që prodhohet për herë të parë në Shqipëri.

Braçe sqaron se dy bujqër nga Divjaka kishin vendosur që të eksperimentonin dhe të mbillnin në serë atë që quhet “frutpasioni”.

“E provuan, iu ka dalë super produkt! Tani do fillojnë të prodhojnë edhe më shumë duke e kthyer në kulturë tonën! Shkoni e kërkojani Ruvit!,”-shkruan ndër të tjera Braçe.

“Passion Fruit” ose shqip “frutpasioni” u quajt i tillë nga Misionarët Katolikë Spanjollë të shekullit të 16-të, të cilët ishin vendosur në Amazonë të Brazilit. Ata e quajtën atë “flor passionis” pasi mendonin se lulja e saj i ngjate pesë plagëve të Krishtit. Fruti rritet vetëm në vendet me klimë të ngrohtë, dhe mesa duket ka funksionuar për t’u rritur edhe në vendin tonë.

(K.M/dosja.al)