Iu vodhën llogaritë e rrjeteve sociale dhe u keqpërdorën, denoncojnë shtetasit në Elbasan

0
372

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Ditën e djeshme, shtetasja N. S., 37 vjeçe dhe shtetasi V. S., 57 vjeç kanë kallëzuar se iu janë vjedhur llogaritë në rrjete sociale dhe se po iu keqpërdoren. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Elbasanit kanë administruar menjëherë 2 kallëzimet dhe vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësitë e rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.