Iu vu lëndë plasëse në automjet, zbardhet dëshmia e 47-vjeçarit të plagosur! Vëllai i është zhdukur…

0
26

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në automjetin e një 47-vjeçari në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:05 të mëngjesit, ku Ludovik Syziu, sapo e ka ndezur, automjeti ka shpërthyer në pjesën e pasme.

Për pasojë, 47-vjeçari ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Megjithëse nuk ka asnjë precedent penale, burime nga policia bëjnë me dije se Ledovik Syziu njihej si problematik në fshatin e tij. Policia po heton nëse ka pasur ndonjë konflikt të kohëve te fundit mes tij dhe ndonjë banori të zonës.

Në dëshminë e parë të dhënë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, gazetarja Brixhilda Deda bën me dije se Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijenu për autorët apo shkaqet, por ndërkohë janë thirrur për tu marrë në pyetje edhe famuljarët e tij.

Mësohet se Ledovik Syziu ka një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997 i cili është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve atë vit.

 

Top Channel