Ura e Glinës në territorin e bashkisë Dropull ka pësuar dëmtime serioze si pasojë e reshjeve dhe prurjeve të shumta të lumit Drino. Për të garantuar sigurinë e banorëve të 5 fshatrave të cilët e kanë të vetmen urë komunikimi me pjesën tjetër të Dropullit dhe Gjirokastrës, grupi i e emergjencave ka vendosur ndalimin e mjeteve në këtë urë.
Te penalizuar nga kjo situate janë dhe bizneset që operojnë ne ketë zonë, ku tashme mjetet e tyre të tonazhit të rëndë qëndrojnë të bllokuar pranë subjekteve tregtare.
Bashkia Dropull e mbështetur dhe nga prefektura Gjirokastër kanë nisur menjëherë marrjen e masave. Sa i takon situatës në rang qarku asnjë nga akset rrugor nuk është i bllokuar ndërsa mungesë së energjisë elektrike ka vetëm në disa fshatra malore të Bashkisë Memaliaj dhe Dropull./abcnews.al


