E enjtja ishte ditë feste për besimtarët ultraortodoksë të Izraelit, por ajo përfundoi në tragjedi për dhjetëra prej tyre.
Me mijëra morën pjesë në pelegrinazhin fetar të Lag BaOmerit, ditë që kremton një prej dishepujve të fesë hebraike, në malin Meron në verilindje të Izraelit.
Viktimat u shkelën për vdekje me njëri-tjetrin pas shembjes së strukturës ku ata po kalonin.
Autoritetet kishin dhënë leje për pjesëmarrjen në festival për vetëm 10 mijë persona, por sipas raportimeve, numri i pelegrinëve në malin Meron e kalonte shifrën 100 mijë.
AFP sjell video ku duket pjesëmarrja masive para se të ndodhte tragjedia por dhe momentin e panikut që u krijua kur stenda u shemb. Pamjet tregojnë oficerë të policisë dhe ndihmës mjekësorë izraelitë që evakuojnë viktimat dhe të plagosurit.
ora tv