Ne tanimë e dimë se ushqimi i shpejtë, nuk është i duhur kur bëhet fjalë për të ngrënë shëndetshëm, megjithatë shumë persona janë të varur nga shija e tyre. Duke marrë parasysh fluksin dhe intensitetin e jetës së sotme, shumë njerëz e gjejnë më të lehtë të marrin një ushqim të shpejtë, sesa të përgatisin diçka vet, prandaj ushqimet e shpejta duken si një opsion i mirë.
Por, a e dimë me të vërtetë se çfarë po hamë kur e marrim një hamburger apo patate të skuçura? Sipas ekspertëve të Medical Daily, ju nuk jeni duke ngrënë vetëm mish të përpunuar apo ca patate të zhytura në vaj, por këta janë disa përbërës të tjerë, të cilët janë pjesë përbërëse e këtyre ushqimeve:
Acid nitrik dhe pirofostat– patatet e skuqura, që fatkeqësisht të gjithë i duam janë të përbëra nga komponentë shumë të dëmshëm siç është pirofosfat natriumi. Mirëpo, çfarë ështëk y përbrës? Fosfatet zakonisht përdoren në produkte të pjekura, në djath dhe drithëra. Ato përdoren për të shtuar vëllimin dhe ajrin e një produkti. Edhe pse i padukshëm, ky përbërës mund të çoj në osteoporozë apo densitetit të ulët të kockave. Sipas Qendrës për Shkenca, shumica e njerëzve përdoin çdo ditë ushqime që përmbajnë fosfate, duke e përkeqësuar kështu shëndetin e zemrës, kockave dhe veshkave.
Vaj palme– për shkak të pikës së lartë të vlimit, vaji i palmës është zgjidhja e përkryer për skuqjen e shumë produkteve të ushqimeve të shpejta, duke përfshirë edhe sanduiçet. Ndonëse janë bërë shumë studime për vajin e palmës, ka ende dyshime që ky lloj vaji ka një përmbajtje shkatërruese për organizmin.
Vaj soje i hidrogjenizuar– ky vaj i cili është prezent në shumë ushqime të shpejta, ka një ndikim negativ për kolesterinën e keqe në gjak. Në bazë të studimeve, vaji i sojës e ulë kolesterinën e mirë dhe e rrit sasinë e kolesterinës së keqe në gjak.
Derivate të maltozës– një përbërës tjetër i zakonshëm, i përdorur si një fryes i ushqimeve është edhe maltaza, e cila është një polisakarid i prodhuar nga misri dhe përdorimi i tepërt i saj nuk është i këshillueshëm nga ekspertët shëndetësorë.
Mono dhe digliceridet– këta dy përbrës përdoren për “jetëgjatësinë” e ushqimeve, prandaj i japin ushqimeve shije artificiale dhe janë mjaft të dëmshme sidomos për sistemin tretës. /Gazeta Express