Ja cilat janë gabimet që bëjnë agjëruesit gjatë muajit të Ramazanit

0
104

Myslimanët në mbarë botën gjatë muajit të Ramazanit për iftar dhe syfyr përgatisin ushqime të veçanta dhe bëjnë përpjekje që kjo periudhë të kalojë në një atmosferë të hareshme dhe të bukur.

Ndërkohë nutricionisti Altin Joka, i ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora teksa ka shpjeguar se çfarë duhet të konsumojmë gjatë këtij muaji, ka treguar dhe gabimet që bëjnë agjëruesit.

Ai tha katër nga gabimet janë: Ngrënia shpejt, konsumimi i lartë i yndyrnave, i ëmbëlsirave por edhe i pijeve me gaz.Altin Joka: Gabimi më i madh që bëhet është ngrënia shumë shpejt.  Mbi 90% e njerëzve që unë njoh, hanë në mënyrë jashtëzakonisht shumë shpejt në krahasim se sa hanë në një moment normal. E dyta e nisin ushqimin jo me ushqim të shëndetshëm, mundohen të marrin yndyrna shtazore, pra të kenë pjata të mbushura me mish, pjata me yndyrë dhe përjashtojnë perimet dhe supën. Gabimi i tretë, është se përdorin shumë ëmbëlsira që kanë shumë sheqer. Si pasojë dëmtojnë mëlqinë, por edhe kërkojnë ujë, por edhe do  rrisin nivelin e mbipeshës, apo probleme të tjera shëndetësore. Një gabim tjetër është konsumimi i lartë i pijeve në gaz. Dhe kur nuk marrin ëmbëlsira, porosisin torta. Këto mund të zëvendësojnë mjaft mirë me fruta.