Ja cili eshte pronari i Godinës Madhështore në Kashar: Vite të tëra pa aktivitet

0
27

Një ndërtesë monumentale me arkitekturë mbresëlënëse qëndron e boshatisur prej vitesh në autostradën pranë Mercedes-Benz në Kashar, Tiranë.

Kreshnik Spahiu, një figurë e njohur publike, ka ndarë një postim në rrjetin social Facebook, duke ngritur pikëpyetje mbi këtë godinë madhështore që vazhdon të mbetet pa aktivitet.

Në postimin e tij, Spahiu pyeti: “Pse kjo godinë madhështore në autostradë rri bosh…?”, duke tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve dhe ndjekësve të tij.

Ndërtesa, sipas informacioneve të marra nga vetë Spahiu, është ndërtuar nga Besim Elshani, një shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili aktualisht jeton në Slloveni.

Godina është ndërtuar prej shumë vitesh, por deri më sot nuk ka pasur asnjë lloj aktiviteti.

Ky fakt ka ngjallur kuriozitet dhe spekulime mbi qëllimin fillestar të saj, ndërsa qytetarët presin të mësojnë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë strukturë madhështore, e cila për momentin mbetet një mister i pazgjidhur