Me kualifikimin e Anglisë dhe Holandës ditën e sotme janë mësuar kështu dhe katër skuadrat e fundit që do të synojnë fitimin e trofeut në Berlin.
Gjysmëfinalja e parë është ajo mes Spanjës dhe Francës që do të luhet në Mynih, të martën e 9 korrikut. “La Roja” vjen pas një fitoreje kundër organizatorëve të Gjermanisë vetëm në kohën shtesë, ndërsa “Gjelat” kaluan vetëm falë penalltive kundër Portugalisë.
Gjysmëfinalja e dytë do të luhet në Dortmund mes Holandës dhe Anglisë, të mërkurën e 10 korrikut. “Tulipanët” mundën me përmbysje Turqinë, ndërsa “Tre Luanëve” iu deshën penalltitë për të kaluar Zvicrën
GJYSMËFINALET:
SPANJË – FRANCË 9 KORRIK 21:00
HOLANDË – ANGLI 10 KORRIK 21:00
Top Channel