Nga janari në tetor në akset rrugore shqiptare janë regjistruar 1517 aksidente, nga të cilët fatkeqësisht ndërruan jetë 112 meshkuj dhe 21 femra.
Sipas të dhënave të INSTAT, vihet re një ulje e numrit të aksidentuarve që kanë ndërruar jetë, në krahasim me 10 muajt të parë të vitit 2023, ku si pasojë e aksidenteve pati 152 viktima.
Por nga aksidentet gjatë këtij viti ka më teprë persona të plagosur, 2 mijë e 63 të tillë.
Në 1346 aksidente rrugore raportohen se janë shkaktuar si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve të automjeteve, ndërsa në 171 raste shkak janë bërë këmbësorët
Sërisht me problematikët shfaqen të rinjtë e moshave nga 25 deri ne 35 vjeç, megjithate pas nuk ngelen edhe aksidentet rrugore te shkaktuara nga ata që janë nën 24 vjeç, që krahasur me një vit më parë kanë realizuar 93 aksidente më tepër.
E mërkura shënohet si dita më e keqe e javës për aksidenitet, ku sipas raportimeve 1 në 4 aksidente ndodh këtë ditë.
Tirana, Fieri, dhe qyteti bregdetar i Durrësit duket se kane shoferet me problematike, ku vetem ne kryeqytet numerohen 495 raste.