Ja se çfarë tregon për ju mënyra sesi e përdorni telefonin në periudha të caktuara të ditës

0
164

Një studim ka treguar se gratë kalojnë mesatarisht 600 minuta në celular çdo ditë krahasuar me 459 minuta nga burrat, sipas Bright Side. Sidoqoftë, koha që kaloni në telefon nuk ka të bëjë vetëm me numrat, pasi përdorimi i tij mund të zbulojë shumë për personalitetin tuaj.

Kur kontrolloni shumë shpesh telefonin

Varësia ndaj telefonit tuaj mund të nënkuptojë një nivel impulsiviteti. Një studim ka treguar se njerëzit e varur nga telefonat e tyre mund të jenë më emocionalë sesa ata që i përdorin më rrallë.

Kur nuk e përdorni shumë telefonin

Sipas një studimi, njerëzit që i përdorin telefonat më shpesh kanë nivele më të larta stresi. Dhe kjo i bën ata të ndihen më pak të kënaqur me jetën e tyre. Përkundrazi, mosvarësia ndaj telefonit mund të parandalojë që kjo të ndodhë.

Kur kaloni më shumë se një orë në telefon

Mund të jetë një tregues i depresionit, tregon një studim. Kohëzgjatja e përdorimit të telefonit shoqërohet me nivele më të mëdha të simptomave depresive.

Kur e përdorni telefonin pas mesnatës

Një studim tregoi se njerëzit që përdorin telefonat e tyre shpesh pas mesnatës kanë më shumë gjasa të bëjnë një gjumë më të dobët. Dhe kur mungesa e gjumit ndikon në gjendjen shpirtërore, njerëzit bëhen më nervozë dhe të shqetësuar.

Kur prisni ta përdorni telefonin derisa të karikohet