Ja si janë kryer 3 mashtrime në emër të Ardit Gjebreas dhe bashkëshortes së tij

0
330

Në fund të muajit tetor është bërë e ditur se Ardit Gjebrea kishte rënë pre e një mashtrimi.

Një person kishte përdorur indetitetin e tij dhe i kishte kërkuar borxh 200 mijë lekë të reja mikut të këngëtarit .

Sipas “iconstyle.al” në këtë mashtrim të kryer kanë qenë të përfshirë dhe disa persona të tjerë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se emri i Arditit nuk është përdorur një, por tre herë.

Në një hark kohor prej 1 muaji e gjysmë të njëjtët persona, kanë përdorur figurën e tij dhe të bashkëshortes, Anila për të zhvatur biznese e miq të Arditit.

Mashtrimi i parë kur është përdorur emri i Anila Gjebreas lidhej me vlerën e 150 mijë lekëve të reja të shpenzuara për lule. Kjo porosi është bërë duke përdorur një numër fals në Ëhats App, ku po ashtu mashtruesit kanë vendosur një foto të një personi që i ngjante Anilës.

Mashtrimi i dytë kap vlerën e 200 mijë lekëve të reja këtë herë të shpenzuara për parfume. Përsëri duke përdorur emrin e çiftit Gjebrea ata kanë porositur parfume me këtë shumë lekësh.

Ndërsa mashtrimi i tretë është ai që përmendëm në fillim, kur i kanë kërkuar 2, 000 euro mikut të Arditit.

ora news