Ja si t’i dalloni nëse pulat që blini në treg janë të prekura nga gripi

0
123

Gripi i shpendëve ka qenë një problem shqetësues për vendin tonë, pasi mijëra pula ngordhën, ndërsa konsumatorët janë frikësuar e për pasojë kanë reduktuar dhe blerjen e vezëve apo mishit të pulës.

Ndërkohë Granit Sokolaj, drejtues i “Alert”, i ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora, u ka dhënë fund dyshimeve duke thënë se pulat dhe vezët në treg janë të sigurta.

Ndër të tjera ai tha se një pulë e cila është në shitje mund të dallohet me sy nëse është e prekur nga gripi apo e ngordhur, pasi mishi është i gjithi është i nxirë.Granit Sokolaj: Qoftë pulat dhe vezët në treg janë të sigurta. Së pari, stabiliminetet e vezëve që sot po prodhojnë vezë dhe janë  në treg nuk janë të prekura nga gripi i shpendëve. Gripi i shpendëve të shfarosë. Stabilimentet e rritjes së shpendëve për mish po ashtu s’janë të prekura, nëse do ishin prekur ato do ishin të ngordhura. Nëse ka dyshime që pulat e ngordhura, kjo më duket e pamundur sepse s’të lë industria e kujdesit shëndetësor,e  dyta diktohen me sy të lirë sepse janë të nxira. Nëse sheh një pulë të ngordhur apo me grip shpendësh është e gjitha e nxirë.