“Jam amerikan, jo shqiptar”, çfarë deklaroi në gjykatë autori i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”

0
144

Klered Bozhanaj, autori i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Lleshi, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, vendim i marrë paraditen e kësaj të shtune.

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ai deklaroi se është amerikan dhe jo shqiptar, duke shfaqur paqëndrueshmëri mendore.

Edhe avokati i tij i mbrojtjes, Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim të detyruar spitalor, por gjykata caktoi “arrest në burg.”

Autori 42-vjeçar Klered Buzhani u arrestua një ditë pas ngjarjes.

Teksa ishte duke patrulluar me motor, së bashku me 3 kolegë të tjerë, efektivi Edlir Alleshi dhe kolegu i tij, Ted Koldashi konstatojnë 42-vjeçarin, i cili ishte veshur sportiv. Pasi pa prezencën e policisë shtetasi është larguar me nxitim.

Efektivët i bënë thirrje që ai të ndalonte, por Buzhani është shprehur duke thënë “ikni ore, na lini rehat” dhe është larguar./abcnews.al