“Jam baba, bëra atë që duhej”/ Dëshmia e 50-vjeçarit pasi vrau kunatin: Kur vajza më kërkonte para, kuptova që…

0
303

“Më helmoi fëmijën, bëra atë që duhej, jam baba”, pohoi para uniformave blu 50-vjeçari që ekzekutoi kunatin, me dyshimin se 33-vjeçari abuzonte seksualisht vajzën e tij.

E kuptova që diçka nuk shkonte, kur vajza filloi të kërkonte shpesh para, tregoi ai.

“Së fundi, vajza që studion dhe qëndron në një godinë studentore, më kërkonte t’i dërgoja para. E dija se diçka nuk shkonte kur pronari i banesës ku ajo jeton më telefonoi duke thënë se i kishte borxh qiranë, ndërsa ne i dërgonim para rregullisht. Kur fola me vajzën për të kuptuar se çfarë po ndodhte, ajo filloi të qante dhe të më tregonte gjithçka për 33-vjeçarin që e përdhunonte”.

Si ndodhi vrasja:

33-vjeçari Erjon Pelivani u ekzekutua nga kunati i tij, Fatmir Talellari në Volos të Greqisë.

Sipas policisë, ishte Talellari që i telefonoi autoriteteve për t’i treguar se kishte ekzekutuar kunatin e tij dhe se do të dorëzohej.

Pak minuta më vonë një ai u paraqit në rajonin e policisë dhe u tha agjentëve se kishte vrarë viktimën, pasi vajza e tij 18-vjeçare nga martesa e parë kishte treguar 33-vjeçari e përdhunonte rregullisht në banesën e saj që në moshën 9 vjeçe.

Vajza ishte mbajtur nën presion psikologjik prej Erjon Pelivsanit, madje kohët e fundit ai e kërcënonte se do të publikonte foto dhe video gjatë akteve intime që ata kishin së bashku.

Pasi vajza i tregoi të atit, ky i fundit bleu një armë dhe i kërkoi bashkëshortes t’i thoshte vëllait ta ndihmoi në një punë.

Kur dy burrat dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar, autori fiku makinën dhe qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas dëshmisë të autorit, forcat e policisë shkuan në vendngjarje dhe gjetën trupin e 33-vjeçarit.

 

Top Channel