Futbollisti i “Adelaide United”, Josh Cavallo, ka zbuluar se është homoseksual, duke u bërë i vetmi futbollist profesionist mashkull aktual në botë që e thotë hapur se është gay.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, 21-vjeçari shkruan se ishte “gati të fliste për diçka personale për të cilën tashmë, ai ndihet rehat të flasë”.
“Unë jam futbollist dhe jam homoseksual”, tha mesfushori në një video në rrjete sociale.
“Gjithçka që dua është të luaj futboll dhe të trajtohem në mënyrë të barabartë . Kam qenë duke luftuar me seksualitetin tim për gjashtë vjet, dhe tani jam i lumtur që mund të flas hapur”, shtoi 21-vjeçari.
ora tv