“Jam komandant i Pentagonit”/ Qëlloi me armë efektivin e policisë, zbardhet dëshmia e 42-vjeçarit në polici

0
567

Klered Bozhanaj, 42 vjeçari që u arrestua për tentativën e vrasjes së punonjësit të policisë, Edlir Alleshi është ripyetur nga hrupi hetimor. Thëniet e tij për policinë kanë ngritur edhe më shumë dyshimet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Teksa është pyetur për rrethanat dhe motovin e ngjarjes, ai ka thënë “jam komandant i Pentagonit”.

Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42 veçari u arrestua disa orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja.

Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur. Armën tip postoletë e kishte me fishekë në gojë./abcnews.al