Beyonce është gati për ta lancuar një koleksion të ri të veshjeve sportive, “Ivy Park”.
Këngëtarja promovoi rrënjët e saj jugore përmes në një video të shkurtër, e cila ka për qëllim promovimin e koleksionit të ardhshëm të veshjeve të quajtur “Ivy Park Rodeo”, që vjen i krijuar në bashkëpunim me markën e njohur të veshjeve sportive, “Adidas”.
Në një pjesë të klipit, Beyonce shfaqet krahas nënës së saj Tina Knowles Laëson, dhe pjesë e tij janë edhe shumë yje të tjerë si Tobe Nëigëe, Snoh Aalegra dhe Glynn Turman.
Për gazetën “Houston Chronicle”, këngëtarja ka thënë se koleksioni “Ivy Park Rodeo” është inspiruar nga fakti se sa shumë mungojnë tregimet e kaubojve afrikano-amerikanë dhe personave tjerë më ngjyrë, në historinë e Amerikës.
“Jam krenare ta përfaqësoj kulturën e Houstonit, rrënjët e mia dhe gjithë njerëzit të cilët e kuptojnë çfarë do të thotë të jetosh si kauboj”, ka deklaruar Beyonce.
Koleksioni i cili i përmban afërsisht 60 modele të veshjeve, do të dal në shitje më 19 gusht të këtij viti./abcnews.al