Jam me bashkëjetuesin që ika, mos bëj denoncim në polici”, publikohen mesazhet, si vrasësi mashtronte familjarët e gruas, shkruante në telefonin e viktimës

0
2

Kastriot Cenko ka mashtruar familjarët e bashkëshortes së tij duke shkruar në telefonin e viktimës, pasi e kishte vrarë dhe fshehur në papafingo trupin e saj të pajetë.

Mesazhet në telefonin e motrës së të ndjerës janë publikuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

“Jam me bashkëjetuesin që ika, mos bëj denoncim në polici”, i ka shkruar autori motrës së viktimës në emër të saj.

“Tani jam në Patera, po pres të iki për Itali me mikun tim, kur të mbërrij do të marr unë, jam mirë, mos kini merak për mua, edhe mos i thuaj që Kacit që po iki në Itali se nuk i kam thënë gjë për Italinë se s’ka përse ta dijë.

O motra të thash jam mirë, mos bëni denoncim në polici se do më prishni punë, kur të kem kohë do të marr vetë në rregull i thuaj”, ka shkruar autori.

Pasi motra ka dyshuar në mesazhet e saj, i ka kërkuar që ta merrte me zë ose kamerë.

“Mos bëni denoncim në polici se jam mirë, do më prishni punë. I the Kacit që folëm bashkë”.

39-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Athinë, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin.

Sipas informacioneve, arsyeja pse Kastriot Cenko e kreu këtë veprim ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë.

Sipas asaj që mëson gazetari i Top Channel, Artur Bibe, pretendimet e 39-vjeçarit ishin: “E mori shoku im në kohën që ndodheshim në dhomën e gjumit dhe ajo u ngrit dhe foli telefon në tualet. M’u errësuan sytë dhe doja të hakmerresha”.

Sipas rrëfimit të tij, Cenko pas kësaj situate mori një çekiç dhe e goditi gruan në kokë. Pasi ajo humbi ndjenjat, 39-vjeçari e mbyti me duar. Më pas, ia mbështolli trupin me çarçaf dhe e fshehu trupin në papafingo.

Krimi ndodhi në mbrëmjen e së enjtes së kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.

Të nesërmen, pasi u zgjuan, fëmijët pyetën të atin se ku ishte nëna. Por ai u tha se kishte shkuar në punë, ndërsa fëmijët u nisën për shkollë.

Më pas ai i dërgoi në shtëpinë e vëllait të tij dy djemtë dhe pas rreth një jave vendosi të merrte në telefon policinë dhe të tregonte krimin.