“Jam mësuar të jetojë”, Klea Huta tregon pasojat që i ka lënë Covid-19

0
207

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Klea Huta, i ka dhënë mundësinë fansave të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë lidhur me të.

Pa dyshim që ndjekësit në Instastory, janë bërë kuriozë si për karrierën dhe për jetën personale të moderatores.

Sigurisht që nuk kanë munguar as pyerjet lidhur me Covid-19, pas Klea zbuloi se ishte infektuar muaj më parë.

Këtë herë Huta tregoi se Covid-19, tek ajo ka lënë pasoja si, ‘Parosmia’ e cila shtrembëron nuhatjen në ushqime të ndryshme. Më të njohurat janë: Veza, qepa, mishi etj. Kjo zgjat 1 deri në 3 vite, por moderatorja theksoi se tashmë është mësuar të jetojë me të, si pjesë e përditshme e jetës së saj./abcnews.al