“Japin vendime në favor të zjarrvënësve e gllabëruesve”, Rama kritika dhe paralajmërime për prokurorë e gjyqtarë: Kush sulmon interesat publike…

0
2

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij sot në ceremoninë për nderimin e zjarrfikësve që luftuan më flakët në këto ditë të vështira të vendit, u ndal sërish te kritikat për disa gjyqtarë dhe prokurorë që sipas tij kanë vepruar jo në interes të publikut.

“Mijëra njerëz me uniformë derdhën energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në luftë sfilitëse me zjarret dhe mijëra hektarë pasuri pyjore përpihet nga flakët, disa personave që nuk u dihen emrat me integritet zero i përqeshin të gjitha sakrificat dhe i shkelin me 4 këmbët interesat duke dhënë vendime në favor të zjarrvënësve… I kam kërkuar ministrit të drejtësisë t’ia përcjellë gjyqësorit rastet e mësipërme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë i paralajmëroi për pasoja dhe masa për të gjitha ata që sipas tij do “do të sulmoj shtetin me vendime kundër interesit publik në proces me zjarrvënësit, zaptuesit apo gllabëruesit e të mirave të këtij vendi”.

“Nuk do kursejmë çdo mbështetje për prokurorë dhe gjyqtarë që i shërbejnë misionit të Shqipërisë 2030, duke luftuar korrupsion dhe krim të organizuar në mbrojtje të interesit publik.

Do të udhëhiqemi nga forca e shembullit të atyre që në provën e zjarrit treguan se punonjësit e shtetit nuk janë ato kokrra që bëjnë lajm, por  janë shumicë dërrmuese që nuk bëjnë lajm, por që ngrenë përditë vendin më lart”, tha Rama.