Japonia mbështetje Shqipërisë në adresimin e pasojave të tërmetit dhe përballimin e pandemisë

0
268

Japonia ka mbështetur Shqipërinë në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim Ambasadorin e Japonisë, Makoto Ito, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

“Shpreha mirënjohje për vëmendjen që Japonia i ka kushtuar forcimit të marrëdhënieve me vendin tonë, për mbështetjen e vyer teknike e financiare të dhënë ndër vite, si dhe e përgëzova për rolin e kontributin e Tij në këtë drejtim, veçanërisht për promovimin e Shqipërisë”, tha Meta pas takimit.

“Falenderime të veçanta, shpreha gjithashtu, për ndihmën bujare të Qeverisë së Japonisë në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19”, u shpreh ai.

Meta gjithashtu përcolli përshëndetjet dhe falenderimet për Perandorin Naruhito dhe për Qeverinë japoneze. /a.a/